KUSH JEMI NE
Misioni & historia
Përmbledhje & arësye: Shoqata tregtare e artizanëve të maqedonisë (MATA) është organizatë pa përfitim, jo-qeveritare e themeluar nga anëtarët e stafit vendor të Aid to Artisans, Inc. (ATA) në Maqedoni në v. 2005. MATA është formuar si rezultat i nevojës së ndërmarrësve artizan për ndihmë të vazhdueshme në sferat e ndërtimit të kapacitetit dhe mbrojtjes gjatë tejkalimit të vështirësive strukturale në sektorin e zejeve në Maqedoni.
Deklaratë për misionin e organizatës: MATA synon të forcoj zhvillimin e sektorit të zejeve në Maqedoni dhe të arrij ndryshime të prekshme dhe përfitime për artizanët duke siguruar për ta ndihmë ne zhvillimin e prodhimeve, qasje në treg dhe ndërtim të kapacitetit.
Qëllimet dhe synimet e organizatës
- Të krijoj biznese zejtare dhe të zhvilloj; kapacitetin e ndërmarrësve artisan posaçërisht në sferat e dizenjimit dhe zhvillimit të prodhimit, marketing dhe shitje.
- Të promovoj sektorin e punimeve të dorës në tregjet vendore dhe eksport.
- T’a përforcojë koordinimin midis sektorit të zejeve dhe shoqatave më të mëdha të biznesit dhe përfaqësimin në shoqatat tregtare.
- Të inicoj ndryshime në sektorin e zejeve dhe ekonominë e Maqedonisë në tërësi, të inkurajoj rritjen e biznesit të zejeve.
- Të revitalizojë aftësitë e zejeve tradicionale.
- Të bashkëpunojë me qeveritë lokale për shfrytëzimin e sektorit të zejeve si burim për zhvillim ekonomik,shoqëror dhe kulturor.
ÇKA PUNOJMË
Shërbime për mbështetje biznesi
1. Zhvillim të produkteve product development
Zhvillim të produkteve dhe dizenjim
2. Lidhjet me tregun
Ndihmë për Marketing
3. Programi për Trajnim Biznesi
Trajnime dhe zhvillim të kapaciteteve
- Zhvillim të produkteve
- Marketing dhe shitje
- Ndihmë teknike dhe udhëheqje
- Menaxhimin e biznesit, financave dhe administratës
QIK (Qendra për Industritë Kreative)
Laboratori Kompjuterik
Qendra për Industritë Kreative (QIK) ka Laborator Kompjuterik me tre kompjuterë dhe një laptop, LCD projektues dhe gjithë pajisjet e nevojshme për skanim, shtypje dhe fotokopjim. Laboratori kompjuterik ka lidhje internetI ADSL.
Bibliotekë për Dizejnim dhe Resurse
Biblioteka për dizenjim dhe e resurse si një shërbim tjetër për përkrahjen e biznesit është e vendosur në QIK.Përmbajtja e bibliotekës së Dizenjimit dhe resurseve përfshin libra/e-libra dhe revista të cilat mbulojnë katër sfera të interest për shfrytëzuesit e projektit:Artizanate,Dizenj aplikativ,Dizenj i modes,dhe Dizenj grafik.Biblioteka e dizenjimit dhe resurseve përmban përafërsisht 200 libra/e-libra dhe 4 abonime.
PROJEKTE AKTUALE
| 1.Titulli i projektit: | “Projekti për Biznese Kreative” |
|---|---|
| Vendi | Shkup, Maqedoni |
| Kornizë kohore | Dhjetor 10, 2010 – Dhjetor 10, 2013 |
| Donatorë | USAID |
| 2.Titulli i projektit: | “Vlerat Evropiane në Trashëgimi” (EVAH) Projekt për Rritjen e Vetëdijes në Ballkanin Perëndimorë |
|---|---|
| Vendi | Rajonal: Girokastra (Shqipëri), Metsovo dhe Ioannina(Greqi), Prizren (Kosovë), Shkup dhe Ohër(R. Maqedoni) |
| Kornizë kohore | Dhjetor 31, 2010 – Qershor 30, 2012 |
| Donatorë | Bashkësia Evropiane |
| 3.Titulli i projektit: | “Qendra për Industritë Kreative” (QIK) |
|---|---|
| Vendi | Shkup, Maqedoni |
| Kornizë kohore | Dhjetor 31, 2010 – Qershor, 2012 |
| Donatorë | Qyteti i Shkupit, Muzeu i Qytetit të Shkupit, |



